Deklarata surprizë e Edi Ramës, a ka me bind PD për reformën në drejtësi

Kryeministri Edi Rama ka ba nji deklaratë surprizë sa i përket reformës në drejtësi.

Përmes nji statusi në rrjetin social Facebook ai i ban nji propozim të panjohun ma parë Partisë Demokratike, ku i thotë se të vendosin vetë se si e duen reformën në drejtësi dhe mazhoranca do të jetë e gatshme me miratue ashtu si ata do të duen, pa i ba asnji ndryshim.

Në këtë status, Rama thotë se PD duhet të marrë edhe miratimin e SHBA’ve dhe BE’së për versionin e saj të drejtësisë.

“Një propozim i ri për PD: Shkruajeni vetë si të doni reformën, merrni miratimin e SHBA/BE dhe ne do ta miratojmë pa lëvizur asnjë presje!”, shkruen Rama.