Deklaratat e Haradinajt në Rrokum komentohen edhe në KS të OKB’s. Qe çka thotë zyrtarja serbe

Minstrja e drejtësisë në Serbi, Nela Kuburovic ka ftue bashkësinë ndërkombëtare që me reague ndaj, siç i ka cilësue ajo, kërcënimet të Ramush Haradinajt, transmeton lajmi.net.

Simbas saj, lideri i AAK’s po tenton m’i marrë Serbisë territor dhe nuk po e mshef projektin e Shqipnisë së Madhe.

“Ramush Hradinaj vazhdon me ba kërcënime për marrjen e territorit të Serbisë, kërcënon që SHBA me ndihmue ose shqiptarët kanë me krye punën vet. Sot ai nuk e mshef projektin për Shqipninë e Madhe.”, ka thanë Kuburovic.

Ajo gjithashtu e ka cilësuar si të turpshëm vendimin e Gjykatës së Colmarit për lirimin e Haradinajt, tue shtue se krimet e UÇK simbas saj, nuk po ndëshkohen.

Këto komente Kuburovic i ka ba në mbledhjen e KS të OKB’s.