Deklaratat e Mustafës dhe Pacollit mbas nënshkrimit të marrëveshjes për koalicion (video)

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca Kosova e Re tashma kanë nënshkrue marrëveshjen për koalicion parazgjedhor.

Kryetari i LDK, mbas nënshkrimit të marrëveshjes ka thanë se me AKR ka me i ofrue qytetarëve të Kosovës zhvillim ekonomik dhe stabilitet.

“Marrëveshja përmban përcaktimin tonë të përbashkët, për zhvillimin ekonomik, forcimin e shtetit ligjorn dhe integrimin euroatlantik”, ka deklarue Mustafa.

Ndërsa, Presidenti i AKR, Behgjet Pacolli, ka thanë se ky koalicion nuk asht ba për poste, por për ndryshimin e Kosovës.

“AKR’ja dhe LDK’ja kanë me ndryshue Kosovën. Këtë ju premtoj. Ka lind nji koalicion i madh. Nji koalicion i punës. I ndryshimit. Kosova ka me ndryshue. Nuk ka me pasë ma mjegull te qytetarët” ka theksue Pacolli.