Deklaratë ‘bombastike’ e Erdogan për ISIS’in

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan mbajti fjalim në seancën e përbashkët të Kuvendit Kombëtar dhe Senatit që u zhvillue në Parlamentin e Pakistanit, ku ka deklarue se organizatat terroriste si Al Qaeda dhe mbasardhëset e saj të pjesshme, si ISIS’i, janë marioneta në luftën kundër Islamit.

“Turqia aktualisht asht tue udhëheqë nji luftë shumë serioze kundër DEASH’it. Kjo luftë nuk zhvillohet vetëm në vend, por edhe në Siri dhe Irak dhe na kemi me vazhdue pa dyshime, për shkak se kjo organizatë terroriste nuk ka asgja të bajë me Islamin. Ata janë tue damtue Islamin ma shumë se çdo gja dhe kushdo”, tha Erdogan.

Ma tej, presidenti Erdogan u shpreh se: “Mendoj se, myslimani nuk duhet pickue dy herë nga e njajta birë. Duhet që sa ma parë m’i asgjasue nga bota islame dhe nga e tanë bota këto tufa vrasëse që nuk dijnë tjetër, pos të derdhin gjakun e myslimanëve. Në të kundërtën, as Turqia, as Pakistani, as bota islame e as njerëzimi nuk ka me pasë paqe”.

Presidenti turk tha se organizata terroriste tue shfrytëzue dallimet ma të vogla mes myslimanëve përpiqen që me i arritë qëllimet e saj.

“Që myslimanët të çlirohen nga kjo e keqe dhe kjo situatë e vështirë, duhen me i shmangë dallimet medh’hebike, etnike dhe tana dallimet tjera mes nesh”, shtoi Erdogan.