Deklaratë e befasishme e Dacic për Trump

Zavendëskryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Dacic, ka thanë se mbas ardhjes se republikanit Donald Trump në krye të SHBA’ve, kanë me u zbutë presionet ndaj Serbisë në Washington dhe se vendi i tij ka me pasë nji tretman ma të mirë.

Mirëpo, Dacic ka heqë iluzionet se presidenti i zgjedhun i Amerikës, Donald Trump, ka me ba mrekulli, madje se Amerika ka me hedh dollarë në Serbi dhe se ka me jau “kthye edhe Kosovën”.

“Nuk duhet me pritë mrekulli nga Trump. Na jemi popull që lehtë fluturojmë dhe mendojmë se tash Amerika ka me derdh dollarë në Serbi. Serbët menjiherë fluturuen dhe e ‘kthyen Kosovën’. Kosova asht e jona, asht serbe. Nuk duhet me kqyrë se kush çka ka me na dhurue, por që çdo ditë duhet me lufute për popullin tonë në Kosovë dhe t’i ruejmë ata serbë tanë, ndërsa Kosova asht Serbi”, ka thanë ministri i Jashtëm serb, Ivica Dacic, për “alo”,