Deklaratë e befasishme e Halitit për votat e PAN’it

Me gjithë deklarimet që janë ba nga zyrtarë të PDK, se i kanë numrat për me votue kryetarin e Kuvendit, anëtari i kryesisë së PDK, Xhavit Haliti, ka deklarue se ata nuk i kanë numrat, mbasi po t’i kishin kishin me marre pjesë në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Haliti në nji intervistë, ka thanë se ende nuk dihet nëse PAN,ka me marrë pjesë në seancën e së Hanës, derisa ka shtue se asht në interes të vendit koalicioni me LDK.

“Asht nji situatë, nuk e di saktë se çka mundet me ndodhë nesër, çka mundet me sjellë e Hana, çka mundet me sjellë java që po hyjmë, ndoshta munden me u ba 61 vota. Mundet me kalue dikush knej. Na presim që të jemi të sigurtë në zgjedhjen e kandidaturave tona, edhe për parlamentin, edhe për qeverinë….Na sikur t’i kishim votat të gjitha, kishim me u futë në seancë me zgjedhë kryetarin e Kuvendit dhe kishim me caktue seancën për me zgjedhë kryeministrin, respektivisht Qeverinë”, tha ai./Kosovapress