Deklaratë e befasishme nga Obama për Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkueme, Barack Obama, ka thanë për televizionin NBC News gjatë nji interviste në Shtëpinë e Bardhë se kandidati republikan për president të vendit, Donald Trump, mundet me fitue në zgjedhjet presidenciale të Nandorit dhe ta pasojë atë në Zyrën Oval.

“Gjithçka asht e mundun,” tha Obama,

“Asht në natyrën e demokracisë që, derisa votat të hedhen dhe populli i Amerikës, e dini, ta thotë fjalën e vet, nuk e dimë çka ndodh,” tha Obama.