Deklaratë e fortë e Erdogan për Europën

Civilët që kanë braktisë shtëpitë e tyne për shkak të përleshjeve që po bahen ndërmjet ushtrisë së Irakut dhe terroristëve të DAESH’it dhe që janë vendosë në kampet e refugjatëve në rajonet afër Mosulit, po përjetojnë kohë të vështira me ardhjen e stinës së dimnit, njofton Radio -Televizioni Shtetnor i Turqisë.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha se objektivi i Forcave të Armatosuna të Turqisë në operacionin “Mburoja e Eufratit” që zhvillohet në veri të Sirisë nuk asht nji person apo nji shtet.

Në fjalimin e tij të mbajtun në mbledhjen e 30’të me të zgjedhunit lokalë që u organizue në Kompleksin Presidencial tha se “Në objektiv të këtij operacioni që vazhdon prej 24 Gushtit e këndej janë organizatat terroriste”.

Presidenti turk gjithashtu tha se, Turqia asht e gatshme qysh nesër me u ba anëtare e unionit me kusht që Bashkimi Europian me heq dorë nga standardet e dyfishta.

“As Bashkimi Europian e as shtetet europiane, të cilat janë të rrezikueme me ra në kthetrat e smundjes së racizmit, nuk kanë forcë për me na përjashtue nga Europa. Na nuk jemi mysafirë në Europë, por pronarët e saj. Problemet që jetojmë kohëve të fundit me Bashkimin Europian dhe disa vende europiane janë konflikte aktuale politike”, deklaroi Erdogan.

“Na jemi të gatshëm me u ba anëtare e plotë e Bashkimit Europian nëse lihet menjanë anmiqësia e pakuptimtë ndaj vendit tonë dhe standardi i dyfishtë”, bani të ditun Erdogan, ndërsa vazhdoi me këto fjalë: “Bashkimi Europian bani premtime për vendin tonë, por nuk ju përmbajt qëllimisht premtimeve. Natyrisht që edhe na kemi me kallxue vullnetin tonë të mirë ndaj çashtjeve të liberalizimit të vizave, 6 miliardë euro ndihmave për refugjatët dhe hapjes së kapitujve për negociata, por tash ka marr fund periudha e hedhjes së hapeve të njianshme”, – deklaroi Erdogan.