Deklaratë e fortë e presidentit gjerman: Të ndalet zgjanimi i BE’s

“Integrimi i vendeve europiane në kuadër të BE’s duhet me u pezullue”, ka thanë presidenti i Gjermanisë, Joachim Gauck, në nji intervistë për Die Welt.

Ai tha se pauza asht e nevojshme për me i qartësue qëllimet dhe planin e veprimeve të matejshme.

“Tue krijue BE’në, na kemi zhvillue nji koncept, për të cilin gjeneratat tona të maparshme as që kishin guxue me andrrue. Por, në rrugën për nji bashkim gjithnji e ma të afërt, na kemi qenë ndonjiherë aq të shpejtë sa që jo të gjithë qytetarët ishin në gjendje që me mbajtë ritmin ose e donin këtë”, tha Gauck.

Nuk është e lehtë për shumë njerëz që të jetojnë në Europën e bashkueme dhe botën e globalizueme. Jo të gjithë e ndjejnë veten si qytetarë të botës. Njerëzit kanë nevojë për nji atdhe. Ata duen të ndjehen se i përkasin diçkaje”, tha ai.