Deklaratë e madhe e Ischinger për kosovarët

Wolfgang Ischinger, aktualisht drejtues i Konferencës së Sigurisë në Munchen, ka dhanë nji intervistë ku ka folë për çashtjen e liberalizimit të vizave për kosovarët.

Ai tha se Europa i la të izoluem kosovarët, në kohën kur për tana vendet e rajonit aplikoi lëvizjen e lirë me zonën Schengen.

Ischinger gjithashtu kritikoi tejzgjatjen e misioneve ndërkombëtare, tue thanë se punët që disa ndërkombëtarë i kanë ba në Kosovë, ka mujt me i krye edhe nji kosovar i papunë.

“Kosova ka nevojë për simpati dhe mbështetje nga Bashkimi Europian, pamvarësisht nga ajo si ka me u ecë me proceset. Jo me fjalë e premtime, por të paktën përmes trajtimit të barabartë me shtetet e tjera të rajonit – gja që duhet me vlejtë edhe për qytetarin e Kosovës”.