Deklaratë e përbashkët e 4 kandidatëve për kryetar të Drenasit (foto)

Katër kandidatët për kryetar të Komunës së Drenasit, Isa Xhemajlaj nga Nisma për Kosovës, Vehbi Berisha nga partia FJALA, Xhavit Drenori kandidat i pamvarun dhe Elmi Thaçi nga Aleanca Kosova e Re, kanë dalë me nji deklaratë të përbashkët për media në lidhje me, siç kanë thanë ata, keqpërdorimin e resurseve shtetnore dhe publike nga zyrtarët e naltë publikë si dhe drejtues të institucioneve të ndryshme publike, të cilët po i keqpërdorin resurset shtetnore në aktivitete politike dhe partiake.

“Të nderuar qytetarë të Drenasit, të nderuar miq dhe përkrahës, sot së bashku me tre kandidatet tjerë ku jemi në garë për të parin e Komunës së Drenasit nënshkruam një deklaratë të përbashkët në lidhje me keqpërdorimin e resurseve shtetërore dhe publike nga zyrtaret e lartë publik si dhe drejtues të institucioneve të ndryshme publike të cilët po i keqpërdorin resurset shtetërore në aktivitete politike dhe partiake”

“Njëkohësisht nëpërmjet kësaj deklarate iu bëjmë thirrje të gjitha institucioneve të pavarura, shoqërisë civile dhe institucioneve të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare të reflektojnë karshi kësaj dukurie e cila po shkakton presion publik ndaj votuesve në Drenas”, , thuhet në deklaratën e përbashkët të katër kandidatëve.

Në Drenas, me 4 Dhetor mbahen zgjedhjet për kryetar të ri të kësaj komune.

auto_dele-34_1480198722-50389591480199324-730x596