Deklaratë interesante e Vucic, pse asht i shqetësuem ai?

Kryeministri serb, Aleksandar Vucic ka folë për revistën kroate “Globus” ku ka deklarue se ai ka marrë kërcënime për jetën e tij.

Edhe pse, Vucic asht shprehë se, ai nuk tutet për veten, por për familjen.

Kryeministri serb ka deklarue se kërcënimet vijnë nga qitësit ma të mirë të rajonit.

“Bahet fjalë për nji nga qitësit ma të mirë në rajon…kjo ashht Serbia. Kemi vra krejt ata që kanë pasë vlerë, Karadjordjen, Milosin e në fund edhe Djindjic”, ka thanë ai.