Deklaratë kërcënuese e Dacic për Kosovën

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Dacic, ka deklarue se në propozimin e tij për caktim kufijsh të Kosovës nuk bahet fjalë për forcë, por për marrëveshje.

Ai ka thanë për RTS se Kosova nuk ka me u ba vend anëtar i OKB dhe se vetëm tanket munden m’i detyrue serbët me njoftë pamvarësinë e Kosovës.

“Kush i ka pranue ndërkombëtarisht kufijtë e Kosovës? Kosova nuk ka me u ba vend anëtar i OKB. Na nuk i kemi përcaktue kufijtë as me Bosnjën dhe Kroacinë, e le ma me krijesën, e cila veten e quen Kosovë e pamvarun. Në ato pjesë ku jetojnë serbët nuk ka me pasë Kosovë të pamvarun. Ndoshta me tanke”, ka thanë Dacic.