Deklaratë shokuese e Seselj për gjenocidin në Srebrenicë

seselj

Diskutimi në Kuvendin e Serbisë sot ka shënue polemika në mes deputetëve të Partisë Radikale Serbe dhe asaj Liberal-Demokratike, për ndryshimin e Kodit Penal në lidhje me mohimin e gjenocidit në Srebrenicë.

Lideri i SRS, Vojislav Seselj i ka kallxue disa nga arsyet pse nuk munden me u quejt gjenocid krimet në Srebrenicë.

“Arsyeja e parë asht se të egzektuem kanë qenë të burgosunit e luftës. Nuk ka pasë asnji fëmi dhe asnji grue. Ndoshta krejt të burgosunit nuk ishin ushtarë, por ata ishin pjesëmarrës në luftë. Unë nuk justifikohem me këtë, mirëpo nuk mundet me u quejt gjenocid”, ka thanë Seselj.

Tutje, ai i ka kritikue edhe gjykatat serbe, mbasi simbas tij, ato nuk janë të besueshme.