Deklaratës së Sherifit të Nismës n’Rrokum, qe qysh ju pergjigjet Vetëvendosja!

Deklaratave të Bilall Sherifit të “Nismës” të cilat i ka thanë dje në Rrokum Roll se Lëvizja “Vetëvendosje” i asht bind thirrjeve të Kadri Veselit për me u kthy në Kuvend, i asht kundërpërgjigj partia e Visar Ymerit.

Zadhanësi i LVV’s, Frashër Krasniqi në nji prononcim për Indeksonline ka shpjegue arsyet kryesore të kthimit të tyne në Kuvendin e Kosovës.

Simbas tij, Vetëvendosja nuk do të ndalet asnjiherë sa i përket ndaljes së ringjalljes së dy Marrëveshjeve, për Asocacionin e Komunave me Shumicë serbe si dhe shenimin e vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

“Lëvizja Vetëvendosje e konsideron të randësishëm kthimin në Kuvend, mbasi që roli ynë opozitar mbrenda këtij institucioni ndikon shumë në moslejimin e kalimit të ligjeve që janë të damshme për qytetarët e Republikës.

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon aktivitetin e saj për parandalimin e ringjalljes së “Zajednicës” dhe demarkacionit me Malin të Zi dhe në këtë kauzë do të shfrytëzojë edhe rrugët institucionale edhe protestat jashtë institucioneve”, ka thanë Krasniqi.

Bilall Sherifi, prej Nismës ka thanë se nuk kanë marrëveshje me Vetëvendosjen dhe e vetmja gja që po kerkohet asht me shkue vendi në zgjedhje të parakohshme.

Ai për Rrokum TV ka thanë se Vetëvendosje me kthimin në Kuvend ju ka bind thirrjes se Kadri Veselit për kthim në Kuvend.

Kjo asht intervista e plote e Bilall Sherifit ne Rrokum Roll: