Deklarohen ministrat serbë: Qe pse votuem kundër Trepçës!

Zavendëskryeministri i Kosovës, Branimir Stojanovic, tha se anëtarët serbë të kabinetit qeveritar nuk kanë qenë pjesë e hartimit të ligjit.

“Nuk kemi marrë pjesë në hartim të projektligjit, pak jemi kontaktue. Kjo po bahet temë politike dhe jo ekonomike. Do të vazhdojmë të jemi kundër”, tha zavendëskryeministri i Kosovës, Branimir Stojanovic.

Kundër Projektligjit u deklarue edhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Lubomir Maric.
“Kam shumë të panjohuna për këtë projektligj, ka pika kundërthanëse dhe me këtë po dyshoj që po i shkelin marrëveshjet ndërkombëtare si asht MSA. Me këtë ligj po hapim çashtje të reja andaj komuniteti serb asht kundër këtij projektligji”, tha Maric.