Deklarohet edhe pronari i kompanisë, të cilin e fajësojnë banorët për tragjedinë

Vendi ku kanë humbë jetën dy fëmitë

Banorët e lagjes Kolovicë fajësuen kompaninë ABC nga Podujeva që ka marrë dhe në vendin ku u mbytën dy fmitë dhe nuk e ka rrethue vendin.

Indeksonline ka folë me pronarin e ABC’s Arben Jetullahu, i cili ka mohue se ka nxjerrë dhe nga ai vend.

Ai ka thanë për Indeksonline se që nga viti 2012 nuk ka punue në Prishtinë në asnji projekt.

“Komuna mundohet me hedh fajin. As s’kam pas leje as s’kam nxjerr dhe. As s’kam punue në Prishtinë prej vitit 2012. S’ka shansa asnjiherë që kam punue në atë vend”, ka thanë Jetullahu për Indeksonline.