Del nga pista avioni turk, mbyllet aeroporti i Prishtinës

Në orët e mbramjes së sontme, nji avion i Turkish Airlines ka dalë nga pista, derisa po ulej në Aeroportin e Prishtinës, “Adem “Jashari”.

Mbas kësaj, aeroporti asht mbyllë për hetime deri në nji njoftim të dytë.

Simbas zyrtarëve të aeroportit, avioni me numër fluturimi TK1018, i nisun nga Stambolli, ka pësue nji aksident të vogël gjatë uljes në Prishtinë, e për këtë arsye, aeroporti asht mbyllë deri në përfundimin e hetimeve teknike.

Shkak për problemet në ulje, mendohet se janë rreshjet e denduna të shiut.
Ndërkohë, nuk ka asnji njoftim për persona të lënduem, apo për dame materiale gjatë daljes së avionit nga pista.