Del nga sistemi njisia B2 e Kosova B, pritni reduktimet!

KESCO informon se në mesnatë ka dalë nga sistemi njisia B2 e Termocentralit Kosova B.

Kjo njisi prodhon ma tepër se 30 për qind të tanë prodhimit vendor prandaj çdo ndalje e paplanifikueme e saj shkakton probleme afatshkurta në furnizim.

“Vetëm dy njisi të Termocentralit Kosova A janë n’operim të cilat po prodhojnë rreth 260 megavatë/orë.” njofton KESCO

KESCO njofton se ka reague menjiherë dhe ka sigurue sasinë që e mbulon deficitin ndërmjet konsumit dhe prodhimit tue njoftue ma tej

“Por, kjo sasi e energjisë elektrike do të mund të jetë në dispozicion të konsumatorëve ma vonë gjatë ditës tue u bazue në kapacitetet transmetive nderkombëtare në dispozicion. Në rrethana të rregullta, kapacitetet e gatshme qartësohen mbas katër orësh.

“Në këto rrethana, për nji kohë të shkurtë konsumatorët mund të kenë reduktime minimale t’energjisë elektrike.”shkruhet në komunikatë.