Del nji infuzion për veteranët, qe sa miliona!

Komisioni për Buxhet dhe Financa mbas rishqyrtimit në parim të projektligjit për rishikim të buxhetit për vitin 2016 ka rekomandu që rishqyrtimi i parë edhe i dytë të bahen me procedurë të përshpejtueme.

Më këtë rishikim të buxhetit asht rritë parashikimi i buxhetit total për 33 milionë, tue arritë kështu në 1 miliardë e 635 milionë euro.

Me rishikim të buxhetit do të ndahen 7 milionë euro ma shumë për veteranët.

N’anën tjetër, janë propozue 5 milionë euro shkurtime në paga dhe investime kapitale.

Diskutimet e deputetëve lidhun me rishikimin e buxhetit po vazhdojnë edhe ma tej.

Lëvizja Vetëvendosje ka kundërshtue atë, tue thanë se nuk kanë me votue.

Gjatë 6 muejve të parë të këtij viti ka pasë ma shumë të hyra për 13.2 përqind se periudhën e najjtë të vitit të kaluem.