Del vendimi: Më 22 Korrik votohet për kreun e ri të PD’s (dokumenti)

Dy nënkryetarët e Partisë Demokratike kanë nenshkrue vendimin 22, që i hap rrugën zgjedhjeve për kryetar në PD.

Vendimi, që mban firmën e Edi Palokës dhe Edmond Spahos ju shpërnda mediave të Mërkurën.

Zgjedhjet kanë m’u zhvillue më 22 Korrik.

“Në këtë proces ka me marrë pjesë e gjithë anëtarësia e Partisë Demokratike të Shqipnisë deri në ditën e shpalljes së këtij vendimi.

Kandidatët për kryetar të PDSH duhet të paraqesin kërkesën për kandidim deri në datën 2 Korrik 2017”, thuhet në vendim.

Deri tash në garë janë kryetari aktual, Lulzim Basha dhe Eduard Selami.

“Demokrate te nderuem, me ndjenje pergjegjesie dhe synim per me rikthy se bashku PD, lavdine e meritueme, shpall kandidaturen per Kryetar!” shkruen Selami në FB.

 

vendimi