Delawie: Amerika i asht mirënjohëse Presidentes Jahjaga

Mungesa e marrëveshjes së ekstradimit ka qenë pengesë ligjore për përmbyllje të sukseshme të rasteve kështu tha Presidentja e Republikes, Atifete Jahgaj,a, gjatë fialimit të sajë me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes me SHBA’t.

Jahjaga shtoi se Kosova asht e përkushtume me e mbrojtë lirinë, demokracinë dhe të drejtat e njeriut dhe vazhdimin e bashkëpunimit me SHBA’të.

Ndërsa për ambasadorin e SHBA’ve, Greg Delawie, nënshkrimi i marrëveshjes për ekstradim asht historike.

Kjo marrëveshje asht historike e ma bashkëkohorja në rajon dhe ka me i mundësu policëve e prokurorëve me bashkëpunue me efikasitet për me i sjellë kriminelët para drejtësisë. Kjo marrëveshje po ashtu rrit edhe kredibilitetin e Kosovës dhe luftën ndaj korrupsionit, – tha Delawie.

Ambasadori shtoi se mundësia për me i ekstradu kriminelët mes dy vendeve asht vegël e randësishme në luftimin e terrorizmit dhe krimit.

Me qenë se Presidentja e Republikes asht në fund të mandatit të saj, Delawie tha se Qeveria e SHBA’ve i asht mirënjohëse punës së saj në luftimin e korrupsionit.