Delawie dhe diplomatët tjerë përgëzojnë Veselin

Ambasadori amerikan Greg Delawie e ka përgëzue Kuvendin e Kosovës dhe kryeparlamentarin Veseli për organizimin e debatit demokratik, ndërsa mbasi ka ndëgjue ekspertët në debat, theksoi se Shtetet e Bashkueme e mbështesin punën e komisionit shtetnor, tue thanë se territori aktual që e ka Kosova asht edhe në hartën që ndodhet në flamur.

Edhe përfaqësuesi i Zyrës së Bashkimit Europian, Tomas Gnocchi përgëzoi kryeparlamentarin Veseli për mënyrën e organizimit të debatit gjithëpërfshimës, ndërsa theksoi se miratimi i  marrëveshjes për shejimin e kufinit asht nji hap i randësishëm për Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave.

Qysh nga mbaslufta, për herë të parë gjithë spektri politik dhe ekspertë të fushave përgjegjëse kanë diskutue hapun në nji tryezë debati për çashtje me interes nacional.

Shperndaje në: