Delawie e ka nji thirrje të madhe për kriminelët në Ballkan

Mbas thirrjeve që mos me u përfshi në lista të akuzuemit për korrupcion, Ambasadori i Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, i ka ba thirrje grave gjykatëse e prokurore me i luftue kriminelët.

Këto deklarata i ka dhanë në Konferencën Rajonale të Grave Gjyqtare dhe Prokurore, që po mbahet në Prishtinë e ku po marrin pjesë gra prokurore e gjyqtare nga Shqipnia, Bosna, Kroacia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi e Rumania.

“Gratë jo gjithmonë kanë nji za potent në Ballkan, siç e dini edhe ju, fatmirësisht kjo situatë po ndërron dhe konferencat si kjo dëshmojnë se sa ka përparue Ballkani në këtë fushë, por ende ka shumë punë për m’u ba”, ka thanë ambasadori amerikan derisa ka shtue se kjo konferencë shtyn në diskutim të përbashkët rajonal dhe në eksplorim zgjedhjen e problemeve me të cilat ballafaqohet sektori i drejtësisë.

Krejt në fund, Delawie u dha mesazh grave në këtë konferencë se si pjesë e këtij sistemi të drejtësisë duhet me qenë ato që e udhëheqin ndryshimin tue e përmirësue ligjin.