Delawie e ka nji thirrje të madhe qysh me luftue korrupcionin!

Ambasadori amerikanë në Kosovë, Greg Delawie ka thanë se korrupcioni luftohet tue denue të përfshimet në korrupcion.

“Për me zgjidhë problemin e korrupcionit ka nevojë me i hetue dhe me i denue zyrtaret e perfshimë në korrupcion. Kemi pa arrestime të mëdha në luftë  kundër korrupcionit dhe  duhet vazhdue me i çue përpara këto gjana”, tha Delawie.

Ambasadori britanik  në Kosovë, Ruairi O’Connell ka thanë se korrupcioni po ndodh në çdo shtet të botës. Por ai ka shtrue pyetjen se si po veprojnë institucionet në këto raste.

“Duhet me pasë hapa konkret. Më vjen mirë që janë suspendue disa zyrtarë”, ka thanë ai.