Delawie flet për zhvillimet në Kuvend, ka porosi për partitë politike

Ambasadori i Shteteve të Bashkueme të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, ka shprehë zhgënjimin me zhvillimet në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.

“Na jemi të zhgënjyem që përfaqësuesit e popullit të Kosovës dështuen që të konstituojnë Kuvendin sot. Për Kosovën asht e randësishme që me pasë Kuvend dhe Qeveri funksionale sa ma shpejtë që asht e mundun, për m’i adresue prioritetet urgjente për popullin e këtij shteti”, ka thanë ambasadori Delawie për Radion Europa e Lirë.

Ai gjithashtu ka shtue se, “na nxisim të gjitha partitë dhe përfaqësuesit e tyne që të vazhdojnë menjiherë me formimin e institucioneve shtetnore”.