Delawie: Gazi lotsjellës e kthen Kosovën në vitet ’90, Demarkacioni duhet me u ratifikue me 1 Shtator

Ambasadori i Shteteve të Bashkueme në Kosovë, Greg Delawie, ka thanë se marrëveshja për kufinin me Malin e Zi duhet me u ratifikue në seancën e 1 Shtatorit.

Delawie ka vlerësue se, gazi lotsjellës dhe dhuna e kthejnë Kosovën në vitet ’90.

Në nji intervistë për RTV21, Delawie ka komentue edhe për përgjimet telefonike.

Ai ka thanë se nuk do të dëshironte që të ndëgjonte biseda të tilla nga zyrtarët e vendit të tij.

Delawie pret që organet e drejtësisë të veprojnë pa presion në këtë drejtim.