Delawie i shqetësuem për Kryqin e Kuq të Serbisë

Nji akcion i policisë së Kosovës ndaj organizatës “Kryqi i Kuq i Serbisë” në Veri të Kosovës, ku kanë pësue lëndime disa policë kosovarë nga disa persona të dyshimit dhe ku janë konfiskue disa dokumente, ka shqetësue ambasadorin e Shteteve të Bashkueme të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie.

“Të shqetësuar për çështjen e Kryqit të Kuq”, ka shkrue Delawie në Twitter.

Ai ka shkrue po ashtu se asht “tue përcjell ngjarjen nga afër”, njofton Klan Kosova.

Në komunikatën e policisë për këtë akcion thuhet se “dokumentacionet e konfiskueme dyshohet se kanë të bajnë me regjistrimin e popullsisë, dokumentacione këto që vlerësohet me qenë të dyshimta dhe në kundërshtim me dispozitat ligjore, mbasi që regjistrimi i popullsisë bahet nga institucionet kompetente të Kosovës”.

“Policia e Kosovës gjatë këtij operacioni policor ka intervistue disa individ që në momentin e kontrollimeve janë has në ato hapësina, në të cilat asht gjetë materiali për regjistrim të popullsisë”, thuhet në komunikatë.