Delawie: Jam i tronditun nga sulmi ndaj Parlamentit!

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, asht shpreh i tronditun nga sulmi i mbramshëm ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.

Ai ka thanë se dhuna dhe gjuha që ushqejnë dhunë janë të papranueshme në demokraci.

“I tronditun nga sulmi ndaj Parlamentit të Kosovës. Dhuna dhe gjuha që ushqejnë dhunë janë të papranueshme në demokraci”, ka shkrue në nji postim në rrjetin social Twitter.