Delawie: Java ku nderohen viktimat e krimit

Me rastin e shenimit të javës së viktimave të krimit në Kosovë, në konferncën hymëse fjalim mbajti edhe ambasadori amerikan Greg Delawie.

Delawie tue ju referue kësaj jave, tha se kjo asht nji ngjarje tejet me randësi për Kosovën.

Ambasadori Greg Delawie shtoi se ka nxit Qeverinë e Kosovës dhe gjyqësorin për me rritë transparencën dhe ndeshkimin.

“Mbas ndodhjes së krimit vjen tronditja dhe shkatërrimi, paqartësia se çka ka me ndodhë në të ardhmen por ekziston rrugëdalja për këtë’’, tha Delawie.

Simbas ambasadorit Delawie, drejtësi për viktimat e krimit do të thotë që ata të trajtohen me respekt dhe me dinjitet e që Kosova ka deshmue se asht primëse e rajonit në këtë fushë.

“Këtë javë të gjithë nderojmë viktimat e krimit’’, ka thanë ambasadori amerikan Delawie.