Delawie: Kriminelët me u ndjek penalisht!

Në kuadër të festivalit të filmit të shkurtë dhe dokumentar DokuFest, sot asht mbajt nji panel diskutimi për mungesën e përkushtimit të institucioneve për me luftue korrupcionin.

Aty u tha se duhet me ndodhë nji ndryshim psikologjik te qytetarët.

Ambasadori i Shteteve të Bashkueme t’Amerikës, Greg Delawie, nuk ishte në panel por mori fjalën dhe tha se po përpiqen me kontribuue në sundimin e ligjit, edhe për ndjekje penale e për parandalimin e rasteve kriminale, shkruen lajmi.net

“Asht mirë të ndiqen penalisht kriminelët por edhe ma mirë që të parandalohen ata me u ba kriminel”, tha Delawie.

Ai ka pyet kosovarët e pranishëm se çfarë duhet me ba Amerika për me ndihmue në ndjekjen penale dhe në parandalimin e krimit në Kosovë.