Delawie n’takim me Veselin për nji çashtje me randësi

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli asht tue zhvillue nji takim të paparalajmëruem me ambasadorin amerikan në Kosovë, Greg Delawie.

Nuk asht dhanë asnji detaj rreth këtij takimit, por mesohet që arsye dhe temë bosht e tij të jetë ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi.

E ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thanë në nji intervistë për Zërin e Amerikës se në javët e para të muejit Tetor mund të pritet ratifikimi i marrëveshjes për shenimin e kufinit me Malin e Zi.

Ai tha se çashtja e kufinit nuk asht nji çashtje e hapun mes Malit të Zi dhe Kosovës si dy vende sovrane, por ma shumë nji çashtje e mbrendshme në mes të pikëpamjeve të ndryshme që kanë partitë në opozitë dhe partitë të cilat e udhëheqin qeverinë.