Delawie takon drejtuesit e Alternativës, qe çka biseduen

Ambasadori i Shteteve të Bashkueme të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, asht takue sot me kryetaren e Alternativës, Mimoza Kusari – Lila dhe nënkryetarin,Ilir Deda.

Komunikata:

“Në këtë takim u diskutua për situatën aktuale politike në vend, domosdoshmërinë e krijimit të institucioneve si dhe për nevojën e një konsensusi të përgjithshëm politik për tema të rëndësishme për Kosovën, pavarësisht se kush është mandatari i qeverisë”

Udhëheqësit e Alternativës shprehën qëndrimet e tyre si deputetë të Kuvendit të Kosovës si dhe njoftuan Ambasadorin Delawie me vizionin se si Alternativa e sheh Qeverinë e ardhshme të Kosovës.