Delegacioni i BE’s n’Shqipni: Ditë historike, sot votohet reforma

Delegacioni i BE shprehet se sot asht nji ditë e randësishme për qytetarët shqiptarë, sepse kuvendi ka me miratue reformën historike të gjyqësorit. Kjo deklaratë vjen ndërkohë që ata presin që të gjitha palët me votue pro reformës.

Deklarata e Delegacionit të Bashkimi Europian

Sot asht nji ditë shumë e randësishme për qytetarët shqiptarë dhe të gjithë na presim që Kuvendi ka me votue reformën historike të gjyqësorit. BE dhe SHBA kanë punue në partneritet të ngushtë që nga fillimi dhe janë në dakortësi të plotë për të githa çashtjet në diskutim. Na presim që të gjitha palët me respektue angazhimin publik të shprehun dje për me votue pro reformës.