Demaku: Qe 3 arsye pse Demarkacioni s’duhet me kalue n’Kuved

Deputetja nga radhët e lëvizjes Vetëvendosje, Puhie Demaku në mbledhjen e Komisionit për Punë të Jashtme than se asht për keqardhje që Qeveria e Kosovës përkundër kundërshtimeve e dërgoi në Kuvend Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.

Ajo tha se janë tri arsye pse fuqishëm kundërshtohet Marrëveshja.

E para simbas saj, nënshkrimi i 25 Qershorit, kur Qeveria ka shkel Kushtetutën, e dyta asht nënshkrimi i peticionit me 200 mijë nënshkrime nga ana e qytetarëve dhe e treta asht tryeza e 3 Gushtit.

Ajo tha se ky projektligj do të duhet me ju kthy mbrapsht qeverisë mbasi kanë arsye dhe fakte të randësishme që kjo marrëveshje nuk duhet me kalue.

Zafir Berisha nga Nisma për Kosovën tha se duhet të merren parasysh krejt ato ngjarje që ka kalue Kosova për nji vit.

Ai tha se kjo marrëveshje nuk kalon në Kuvendin e Kosovës.

 

vetevendosjeeeee