Demaku sot jep dorëheqje, çka thotë për vendimin e gjykatës!

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Fadil Demaku, sot gjatë ditës ka me dorëzue postin e të zgjedhunit të popullit.

Demaku këtë e ka ba të ditun për lajmi.net të Martën.

“Po sot ka me dorëzue postit e deputetit. Jam tue e përgadit dorëheqjen”, ka thanë Demaku.

 Dorëheqja e tij, vjen mbas vendimit të Gjykatës së Apelit e cila dje ka konfirmue vendimin e Gjykatës Themelore të Mitrovicës, për rastin e njohun si “Drenica 2”.

Në këtë rast Demaku asht denue me 3 vjet burgim nën akuzën për kryemjen e krimeve të luftës, në fshatin Likoc të Skenderajt.

E për Demakun vendimi i Gjykatës së Apelit asht skandaloz dhe politik.

Për akuzë të njajtë asht denue edhe kryetari i Drenasit, Nexhat Demaku po ashtu me 3 vjet burgim.

Edhe ai ka paraljmërue qe sot kaq me dhanë dorëheqje.

Apeli ju ka konfirmue denimin edhe dy vllazënve tjerë Zeqir dhe Jahir Demaku me nga 6 vjet burg, Isni Thaçit me 6,5 vjet burg, Sylejman Selimit ja kanë zvogëlue nji vit burg në 7 nga 8 që ishte denue si dhe vëllazënve Demaj, Bashkim, Driton, Selman dhe Agim Demaj me tri vjet burg.
krejt këta janë denue për krime lufte në rastin e njohun si “Drenica 2”.
demaku