Demaku sot jep dorëheqje nga pozita e kryetarit të Drenasit

Nexhat Demaku sot ka me dhanë dorëheqje nga pozita e kryetarit të komunës dhe të kryetarit të degës së PDK’s në Drenas.

Gjykata e Apelit ka konfirmue nga tri vjet burgim për vllaznit Fadil e Nexhat Demaku të dënuem në rastin e njohun për krime lufte ‘Drenica 2’. Aktualisht deputeti i PDK’s, Fadil Demaku ka paralajmërue dorëheqjen e tij në Kuvend. E të njajtën gja ka konfirmue me ba edhe kryetari i Drenasit, Nexhat Demaku.

Drenasi nga sot shkon në zgjedhje të reja. Kryetari i kësaj komune, Nexhat Demaku ka paralajmërue dorëheqjen e tij, qysh të Martën, nji ditë mbasi Gjykata e Apelit i konfirmoi atij 3 vjet burg për krime të kryeme gjatë luftës, në rastin e njohun si “Drenica 2”.

“Unë nesër kam me ofrue dorëheqjen time. Edhe pse, asnjiherë nuk kam me i besue këtij vendimi”, tha dje Demaku.