Demantohet keq nga naftarët ministrja Bajrami!

Berjani: Minsitrja po përhapë dezinformata, po don me kalue ligjin e Bujar Dugollit, ligji që jep mundësi korrupcioni e monopoli.

Fadil Berjani, kryetar i Shoqates së Naftareve të Kosoves, ka thane ne Rrokum Roll te Televizionit Rrokum se, ministrja Hykmete Bajrami ka perhape dezinformata, sepse kjo shoqate nuk e pranon ligjin aktual.

“Ministrja Bajrami vet e ka kritikue kete ligj kur ka qene deputete, ndersa sot per habi, po don me shtye perpara”, thote Berjani, tue shtue se nuk mundet me kuptue qellimin e ministres.

Ai ka perserite se ligji duhet me kalue vetem me propozimet qe ka ba Shoqata e Naftareve.

“Na nuk jemi pajtue me importin, sepse favorizon biznise te caktueme, ndersa na nuk kemi deponi te naftes”, ka thane Berjani, shkruen Rrokum.TV

Ai ka thane se, ky ligj ka qene para 6-7 vjeteve dhe asht shqetesuese nese kalohet i njajti, sepse si thote ai, duhet me shkue perpara.