Demanton lajmet Çollaku, Kosova ka me marrë rekomandimin për viza

Komisioni Europian pritet që mbrenda këtij mueji me propozue heqjen e vizave për Ukrainën e Gjeorgjinë, ndërsa ende nuk dihet se a ka me u ba nji gja e tillë edhe për Kosovën.

Në media sot asht raportue se Kosova rrezikon mos me u përfshi në këtë propozim, mirëpo nji gja e tillë u mohue nga ministri i Integrimit Europian, Bekim Çollaku.

Çollaku në nji prononcim për Telegrafin ka thanë se nji gja e tillë ende s’asht e sigurt.

Është e vërtetë që Komisioni Evropian tashmë ka ndërmarrë iniciativën ligjore dhe ka dhënë rekomandimin për liberalizimin e vizave për Gjeorgjinë. Ndërsa zyrtarët e Komisionit Evropian kanë paralajmëruar se nga fundi i muajit prill, një gjë të tillë mund ta bëjnë edhe për Ukrainën, por ende nuk është e sigurt një gjë e tillë”, tha ai.

Në vazhdim, Çollaku theksoi se Kosova nuk ban përjashtim se Komisioni i Europës n’vazhdimësi ka deklarue se edhe Kosova ka me marre rekomandimin nëse i plotëson kriteret e mbetuna, që janë ba publike në raportin e fundit të KE’s në Dhetor të vitit të kaluem.

Bazuar në këtë, misioni i ekspertëve nga shtetet e BE-së dhe Komisioni Evropian gjatë muajit të kaluar ka qenë në Kosovë dhe ka vlerësuar përmbushjen e tetë rekomandimeve të fundit. Të gjeturat e këtij misioni kanë konfirmuar se Kosova ka përmbushur të gjitha rekomandimet, përveç ratifikimit të marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare në mes Kosovës dhe Malit të Zi”, u shpreh Çollaku.

Ministri ma mbas bani të ditun se asht krejtësisht pritje reale dhe e bazueme në merita, që edhe për Kosovën në javët në vazhdim Komisioni Europian me dhane rekomandimin për liberalizmin e vizave.

Si udhëheqës i këtij procesi unë jam i sigurt se Kosova do ta marr rekomandimin për liberalizimin e vizave. Unë jam në kontakt të vazhdueshëm me KE-në dhe gjatë kësaj jave do të kem takime bilaterale me përfaqësues të Komisionit Evropian pikërisht për këtë qëllim”, tha Çollaku.