Marko Djuric reagon mbas intervistës së Ministres Edita Tahiri në Televizionin Rrokum

Pak ditë mbasi Ministrja e Dialogut, Edita Tahiri tha për Televizionin Rrokum se Demarkacioni me Serbinë ka me qenë në prioritet në raundin e ri të dialogut Prishtinë-Beograd në Bruksel, ka reague Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Marko Djuric.
Ai i ka quejtë aburde këto deklarata që vijnë nga Prishtina.
As që mundet me u imagjinue se Serbia pranon me diskutue për nji kufi që nuk egziston, sepse kufini mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka egzistue e as nuk egziston kurrkund në Kushtetutën tonë, – tha Djuric gjatë nji interviste në emisionin “Kaziprst” të televizionit B92.
E sa i takon idesë së hedhun nga Televizioni Rrokum për mundësinë e ndryshimit të formatit të dialogut të Brukselit në nivel të Presidentëve, Djuric tha se Beogradi don me bisedue me përfaqësuesit legjitimë të Kosovës, por nuk mundet me pranue që ata me përcaktue nivelin e bashkëbiseduesve.

 

Intervista e ministres Edita Tahiri per Televizionin Rrokum