Demarkacioni e rikthen opozitën në Kuvend

Opozita paralajmëron rikthim në Kuvendin e Kosovës në ditën kur pritet me u ratifikue Marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi. LVV’ja thotë se, me çdo kusht ka me u angazhue për ndalimin e këtij aprovimi. Qeveria, ndërkaq këtë Marrëveshje pritet me procedue në Kuvend në fillim të muejit Qershor.

Me të dëgjue lajmin se Qeveria “Mustafa” po ban plane që në muejin Qershor ka me procedue në Kuvendin e Kosovës Marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi për ratifikim, partitë opozitare kanë paralajmërue rikthim në Kuvend, për me pamundësue miratimin e kësaj Marrëveshje. Opozita paralajmëron nji kundërshtim të ashpën, si mbrenda ashtu edhe jashtë Kuvendit, tue besue se kjo Marrëveshje asht e damshme për vendin dhe duhet ndalue, shkruen sot gazeta ‘Zeri’.

Në anën tjetër, Qeveria gjatë dy seancave të ardhshme nuk ka me vnue në rend të ditës këtë çashtje, që konsiderohet problematike, por diku ka fillimi i Qershorit. Ratifikimi i Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi, i hap rrugë miratimit të rekomandimit të Komisionit Europian për liberalizimin e vizave për Kosovën, meqë asht përmendun si njani ndër kushtet e Bashkimit Europian.