Demarkacioni ka me u zhba nga protestat

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi asht shprehë i bindun se marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi ka me u zhba me protesta dhe reagim qytetar.

Deputeti i Vetëvendosjes për “Epokën e re” tha se, po të mos ishte rezistenca e opozitës dhe qytetarëve të Kosovës, kjo marrëveshje kishte me u ratifikue qysh në Shtator të vitit të kaluem.

Selimi ka ftuar dy subjektet e tjera politike opozitare, AAK dhe Nisma, që t’i bashkohen lëvizjes Vetëvendosje në organizimin e protestave për me kundërshtue Demarkacionin me Malin e Zi.