Demarkacioni me Serbinë – Temë e raundit të tretë të bisedimeve

Prej kohësh, subjektet opozitare kanë bllokue dhe bojkotue Kuvendin për shkak të njanës nga Marrëveshjet ma të debatueme, e që ka të bajë me përcaktimin e vijës kufitare Kosovë- Mali i Zi.

E këto mospajtime banë që Kosova me pague edhe ekspertë ndërkombëtarë, vetëm që mos me pasë parregullsi në shënimin e pikës kufitare.

Por ende pa u ratifikue kjo marrëveshje në Kuvend, e që asht nji prej kushteve për me lëvizë lirshëm nëpër Europë, Presidenti i vendi, Hashim Thaçi ka paralajmërue se shumë shpejt ka me nisë Demarkacioni me Serbinë.

Por nji javë mbas kësaj deklarate, i pyetun nga Televizioni Rrokum se a ka me u bisedue për këtë temë në dialog me Serbin, Presidenti duket sikur i ra pishman, sepse iku krejtësisht nga pyetja.

Megjiahtë, në nji intervistë për Televizion Rrokum , Ministrja për Dialog, Edita Tahiri tha se që nga viti 2014, Demarkacioni me Serbinë ka qenë në listën e temave, dhe se kjo ka me qenë prioriteti i raundit të tretë të bisedimeve, që simbas saj, ka me përfundue me njohjen reciproke mes dy vendeve.

Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e ZI asht nënshkrue nga ministri i Jashtëm i asaj kohe, Hashim Thaçi, në Vjenë me 25 Gusht të vitit të kaluem dhe që nga Tetori, parti tëopozitare po e kundërshtojnë këtë marrëveshje, madje edhe mbas ndamjes së bllokut opozitar të VV, AAK e Nismës.