Demarkacioni në Kuvend, këtë javë!

Këtë javë pritet që Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin mes Kosovës e Malit të Zi të dalë për shqyrtim në seancë plenare, pamvarësisht kundërshtimeve të opozitës dhe nji grupi të ekspertëve.

Kuvendi i Kosovës, pamvarësisht kundërshtimeve të mëdha dhe tensionimit të situatës, ka me qitë në shqyrtim Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi në nji seancë plenare, e cila pritet të mbahet këtë javë, shkruen “Zëri”.

Pozita asht e vendosun me ratifikue këtë Marrëveshje, derisa opozita ban thirrje për refuzimin e saj, përndryshe ka me u tensionue situata.

Tashma, materiali rreth këtij Projektligji u asht shpërndarë deputetëve dhe vetëm pritet shqyrtimi i tij, në njanën nga seancat që ka me vendosë Kryesia e Kuvendit.
T’Ejten, Kuvendi u gjuejt me armë antitank, ndonëse zyrtarisht ende nuk asht ba e ditun nëse ky sulm ndaj institucionit ma të naltë ligjvanës e përfaqësues ka të bajë me demarkacionin me Malin e Zi.