Demarkacioni në procedurat e fundit para se me u shqyrtue n’Kuvend

Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes për kufinin shtetnor në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, fillon të shqyrtohet nëpër komisionet e Kuvendit të Kosovës.

Ky projektligj sot ka me u shqyrtue në Komisionin për Punë të Jashtme. Mbas shqyrtimit të këtij projektligji edhe në komisione të tjera, i mbetet kryesisë së Kuvendit që me caktue datën e seancës për shqyrtim të këtij projektligji.