Demarkacioni nesër shkon n’Kuvend, çka pritet!

Komisioni për Punë të Jashtme, nesër ka me shqyrtue Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufinin Shtetnor në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

Mbledhja e Komisionit, nis nga ora 10:00, ku pikë e vetme e rendit të ditës ka me qenë shqyrtimi i Projekligjit për demarkacionin me Malin e Zi.

Përndryshe, mbas shqyrtimit në Komisionet përkatëse, ky projektligj pritet me shkue për ratifikim në Kuvendin e Kosovës.

Ndërsa pritet mbajtja e mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, e cila ka me caktue seancën e radhës për këtë javë, ku pikë e rendit të ditës me gjasë do të jetë ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi, i cili tash e nji kohë të gjatë vazhdon të kundërshtohet nga partitë opozitare, por edhe nga disa deputetë të partive në koalicionin qeverisës.