Demarkacioni nuk procedohet as javën tjetër!

Kuvendi i Kosovës as javën e ardhshme nuk do ta ketë në agjendë shqyrtimin e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin mes Kosovës e Malit të Zi.

Tashmë Kryesia e Kuvendit ka vendos për t’Ejten e javës së ardhshme seancë të rregullt plenare.

Por, gjasat që në këtë seancë të futet shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin janë të pakta, meqë Qeveria nuk ka parapa riprocedimin e tij as gjatë javës tjetër.

Burime brenda koalicionit qeverisës kanë thanë për gazetën Zëri se Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin mes Kosovës dhe Malit të Zi nuk do të procedohet as javën e ardhshme në Kuvendin e Kosovës.