Demarkacioni “perçanë” edhe koalicionin me Presidentin

Presidenti Hashim Thaçi ka kërkue që gjatë dhetë ditëve t’ardhshme të ratifikohet në Kuvend Marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi.
Por, partnerët e koalicionit qeverisës (PDK-LDK) thonë se kjo gja nuk mund të ndodhë, mbasi që, si thonë ata, duhet nji konsensus ma i gjanë për me i sigurue votat e nevojshme.

Kërkesa e presidentit Hashim Thaçi, që Marrëveshja për Demarkacionin e kufinit me Malin e Zi të ratifikohet në Kuvend në 10 ditët e ardhshme, asht hedh poshtë nga partnerët e koalicionit qeverisës, shkruen Zeri.

Simbas përfaqësuesve të koalicionit, kjo çashtje nuk mund të bahet gjatës javës së ardhshme, mbasi simbas tyne, ka mospajtime edhe mbrenda këtyne dy partive (PDK-LDK) dhe se duhet të arrihet nji konsensus për me sigurue votat e nevojshme për ratifikim.