Demarkacioni ribashkon opozitën

Pamvarësisht mospajtimeve dhe ndamjes së rrugëve, tri subjektet opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, janë të gatshme me u ribashkue për me parandalue në Kuvend ratifikimin e marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi.

Aida Dërguti nga VV, Pal Lekaj nga AAK dhe Bilall Sherifi nga Nisma kanë thanë për media se me të gjitha mjetet politike kanë me pamundësue kalimin e kësaj marrëveshje në Kuvend.

Madje, Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmërue se mundet me pasë protesta të tjera, nëse Qeveria insiston në ratifikimin e demarkacionit.