Demarkacioni, seanca e nesërme, ikja e të rijve – Flet Ramush Haradinaj

Mandatari për formimin e qeverisë, Ramush Haradinaj, ka thanë se marrëveshja për Demarkacion me Malin e Zi ka gabime.

Haradinaj ka thanë se qëllimi i tij asht me përmirësue këtë marrëveshje.

“Kufini i Kosovës asht Çakorr dhe Kullë. Dallimi ka me qenë se nuk kemi m’i humbë kohë vendit. E mendoj shpejt zgjidhjen e kësaj teme dhe nuk ka me qenë pengës kjo temë”, ka thanë Haradinaj në nji konference për media.

Ai ka ba me dije se janë tue i ba pregaditjet e nevojshme për seancën ku ka me u votue qeveria.

“Seanca mundet me qenë nesër mbasdite. Besoj se jemi në rregull. Por, partitë ende nuk m’i kanë sjellë emnat e ministrave”, ka shtue Haradinaj.

Tue folë për ikjen e qytetarëve nga vendi, Haradinaj asht zotue se qytetarët e vendit kanë me pasë zgjidhjen këtu.

“Kam me qenë i hapun. Kam m’i pritë me ju krijue zgjidhje në vend. Ju baj thirrje të rijve ta kthejnë shpresën në këtë vend dhe këtu ma së shumti ka vlerë vetja jonë”, ka theksue Haradinaj.

Shperndaje në: